MENU
klinika

Sherri për Tirolin

Austria pasaporta për italianët? ‘Tërbohet’ Roma

18.10.2018 - 15:45

Një sherr diplomatik ka shpërthyer mes Italisë dhe Austrisë. Shkak është bërë Tiroli jugor.

Në fakt, ky është një debat i hershëm pasi qeveria austriake kishte kërkuar që ti pajisë me pasaporta austriake banorët e kësaj province, që është zona më e pasur e Italisë.

Kjo solli edhe zemërimin e Romës zyrtare.

Tani që Tiroli jugor mban zgjedhjet për parlamentin e ri rajonal, tema e nënshtetësisë rikthehet në vëmendje, madje propozimi është zgjeruar duke prekur edhe gjermanofolësit. Çështja e pasaportës nuk është theksuar në fletën e votimit, megjithatë mbetet e pranishme.

kolana e librave

Kritikët druhen se oferta e shtetësisë austriake mund të krijojë përçarje në një territor të konsideruar model të bashkëjetesës paqësore mes grupeve që flasin gjuhë të ndryshme.

Kandidati i partisë së popullit në Tirolin Jugor, Arno Kompatscher, mendon se shumica e njerëzve janë të kënaqur me “status quo-ne”, ndërsa Sven Knoll, i partisë lirisë që mbështet idenë e shkëputjes ndan bindjen se ka një shumicë politike në favor të dyshtetësisë, e cila i kapërcen linjat partiake. Guenther Pallaver, profesor i shkencave politike në Universitetin e Innsbruck-ut, është skeptik.

“Pa propozime konkrete në tryezë dhe pa sondazhe zyrtare opinioni, besoj se ky debat ka për të avulluar shumë shpejt pas votimeve të së dielës”, shprehet Pallaver.