Fundjava në Bundesligë ka sjellë një nga autogolat më të çuditshëm, i shënuar nga rivënia anësore. Në takimin ndaj Werder Bremenit, futbollistët e Stuttgart ka shënuar autogolin unik në historinë e futbollit.
Në një rivënie anësore në gjysmëfushën e Stuttgart, mbrojtësi Sosa ka kthyer me dorë një top te portieri Zieler, i cili nuk e ka kontrolluar ashtu siç duhet, duke pësuar në këtë mënyrë një autogol qesharak.
Në fakt, portieri ka qenë duke u marrë me lidhëset e këpucëve dhe nuk ka qenë i përqendruar. Ky moment, ka sjellë jo pak të qeshura në stadium.
Megjithatë, për të shlyer gabimin e Zielerit, ka menduar Castro i cili arriti të shënonte golin e dytë, në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Werder Bremen.