MENU
klinika

Përgjigje për "Xhisielën"

Balla paralajmëron Bashën: Do kërkosh ndjesë publike!

03.10.2018 - 17:12

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha kundrejt tij, përsa i përket çështjes “Xhisiela”.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Ball ka deklaruar se do të detyrohet kreu i PD-së të kërkojë ndjesë publike me vendim gjykata për shpifje

taulant-balla-konica.al
taulant-balla-konica.al

Midis të tjerash kreu i grupit parlamentar të PS-së rikujton edhe shprehjen e Adernauerit:

“Sa herë flet Luli, kujtdo i kujtohet një shprehje e Adenauerit: “Duke qenë se Zoti i ka vënë kufinj inteligjencës së njeriut, është e padrejtë që nuk i ka kufizuar edhe budallallëkun”.Lulzim! Të garantoj që ti do të detyrohesh me vendim gjykate të kërkosh ndjesë për shpifje!”