MENU
klinika

Kallëzon deputetë e gazetarë

Balla padit sërish, kësaj radhe çon në Prokurori dy të tjerë

04.10.2018 - 16:46

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kallëzuar sot në prokurori deputetët e PD-së Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj.

Motiv i këtij kallëzimi janë deklaratat e dy deputetëve të PD-së lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut.

Në këtë padi e drejtuar Prokurorisë, thuhet se deputetët e PD kanë shpërndarë fakte të pavërteta për një ngjarje kriminale si ajo e Fushë-Krujës, për të cilën djali i deputeti të PS, Rexhep Rraja është në burg për përndjekje të ish-të dashurës së tij.

Ndërkohë,kujtojmë se më herët Balla depozitoi në Prokurori kallëzimin penal për kreun e PD, Lulzim Bash.

Më 27 shtator ai e akuzoi për veprën penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘kallëzim të rremë’.

Ky kallëzim ka ardhur si pasojë e denoncimit të ish oficerit të Krujës Emiljano Nuhu, i cili pretendon se është kërcënuar me armë për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja, në prani të deputetit Taulant Balla.

Ndërkohë Balla nuk përfundon këtu me kall137zimet pasi ka denoncuar dhe ish-oficerin Nuhu për ‘kallëzim të rremë’ si dhe gazetarin Basir Çollaku që realizoi intervistën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN