MENU
klinika

Rrëfimi prekës

Bashkëshortja: 6 muajt e vështirë pa Astorin

15.10.2018 - 12:34

Bota e futbollit ishte në zi pak pak më shumë se 6 muaj më parë, kur ish-kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, u nda nga jeta në mënyrë të befasishme në një hotel në Udine, teksa skuadra vjollcë ishte grumbulluar për të luajtur pak orë më vonë ndeshjen e radhës në kampionat.

Lajmi për vdekjen e Astorit preku të gjithë botën e futbollit, Federata Italiane vendosi të shtyjë ndeshjet e asaj jave, mes të cilave edhe derbin e Milanos, ndërsa mijëra njerëz morën pjesë në ceremoninë mortore të tij.

Astori la pas vajzën e tij, Vittoria dhe bashkëshorten Francesca Fioretti, e cila theu heshtjen pas më tepër se 6 muajsh dhe foli për herë të parë për ndarjen nga jeta të njeriut me të cilin kishte lidhur jetën.

davide astori me bashkeshorten
davide astori me bashkeshorten

“Davide u nda nga jeta në momentin më të lumtur për të. Kemi patur një jetesë të mirë dhe tani më duhet të jetoj një jetë tjetër, të cilën nuk e kam zgjedhur. Gjithsesi, kam vendosur të shoh përpara për Vittorian, e cila e di që babai i saj nuk do të kthehet më, por ne e kemi vendosur atë në një vend imagjinar, ku është i lumtur”, – u shpreh Francesca.

Bashkëshortja e Astorit tregon edhe disa detaje interesante, në lidhje me vajzën e saj, ndërsa zbulon se kanë vendosur që bisedat rreth Davides, të mos jenë asnjëherë tabu mes tyre.

“Më 5 mars (një ditë pas vdekjes së Astorit), unë e çova në shkollë dhe shkova te psikologu i fëmijëve, i cili më këshilloi: ‘As gjëja më tragjike nuk duhej ta destabilizonte Vittorian. Qetësia e saj varet nga imja, ajo nuk duhet të më shohë të trishtuar: lotët tanë nuk duhet të jenë lot dëshpërimi, por emocioni.

astori me gruan
astori me gruan

Davide nuk duhet të bëhet një tabu për të folur dhe zbrazëtia nuk duhet të na zërë frymën’. Në udhëtimin tonë të parë pa Daviden, në një moment unë pashë buzëqeshjen e saj dhe mendova: arrita ta bëj atë të shijojë udhëtimin”, – tregon bashkëshortja e Astorit.

Francesca Fioretti zbulon edhe detaje nga njohja e saj me ish-kapitenin e Fiorentinës, por edhe momentin më të lumtur për çiftin, atëherë kur mësuan se ishte shtatzënë dhe se do të sillte në jetë Vittorian. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Klubi nuk harron ish-kapitenin

Fiorentina përjetëson Davide Astorin