MENU
klinika

PSG-Crvena Zvezda nën hetim

Basti që nuk u vu dot me mbi 5 gola diferencë

12.10.2018 - 20:27

Serbët akuzojnë shpesh shqiptarët se janë mafia në Ballkan për të trukuar ndeshjet e futbollit, por lajmi i sotëm me siguri do t’i frenojë pak. Autoritetet franceze mësohet të kenë nisur hetimet për ndeshjen PSG-Crvena Zvezda të fituar 6-1 nga vendasit 3 tetorin e kaluar.

Një takim ky që ka qenë i vlefshëm për javën e dytë të Champions League. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja “L’Equipe”, që ka shkruar se autoritetet franceze janë vënë në lëvizje pas një informacioni të marrë nga UEFA.

Një nga figurat më të rëndësishme të klubit serb mësohet se ka provuar të vendosë një bast prej 5 milionë eurosh për humbjen me pesë gola diferencë të skuadrës.

Neymar realizoi një tregolësh për parisienët në takimin e luajtur në “Parkun e Princave”, teksa Edinson Cavani, Di Maria dhe Kylian Mbappe realizuan të tjerët. Goli i vetëm i Crvena është shënuar nga Marko Marin.

Një guxim shumë i madh të vendosësh 5 milionë euro, që duket se buronte nga diçka që ky drejtues dinte me siguri. Kërkohet hetim i plotë dhe pritet që me mbledhjen e të gjitha të dhënave të dalë në dritë ajo që ka ndodhur realisht në atë ndeshje, ku skuadra serbe i pësonte golat me aq lehtësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjatë ndeshjes Partizan B.-Besiktas

Serbët mbeten po ata, tifozi vdes në stadium