MENU
klinika

Hoeneß dhe Rummenigge

Bayern konfirmon Kovaç, faji i kalon medias

19.10.2018 - 14:29

Bayern Munchen po kalon periudhën më të keqe të viteve të fundit, ndonëse e nisën shumë mirë sezonin dhe në fillim u duk se nuk do të kenë rival. Në 3 ndeshjet e fundit, Bayern numëron 1 barazim dhe 2 humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë.

Mediet e kanë quajtur krizë, por drejtuesit e Bayern Munchen ia kanë faturuar këto probleme medias. Shpesh herë, media raporton atë që ndodh në klub dhe kjo gjë nuk u pëlqen drejtuesve të Bayern.

Në konferencën e sotme për shtyp, kanë folur trajneri Kovaç, i shoqëruar nga Uli Hoeneß dhe Rummenigge, të cilët nuk i kanë kursyer kritikat e tyre ndaj mediave, duke u shprehur se do të ndihmojnë klubin karshi këtyre sulmeve.

rummenigge hoenes salihamidzic
rummenigge hoenes salihamidzic

KOVAÇ – “Realisht nuk kam lexuar asgjë dhe kështu ndihem mirë. Është një jetë e qetë kur nuk lexon asgjë dhe nuk e di fare se çfarë keni shkruar. Supozoj se janë gjëra pozitive. Në 7 ndeshjet e para, janë shkruar fjalët më të mira, ndërsa tani gjithçka është e zezë. Nuk funksionon kështu”.

RUMMENIGGE“Çfarë kam lexuar për Manuel Neuer, nuk kam fjalë. Ai është shpallur 4 herë portieri më i mirë në botë. Ajo që Neuer bëri në një ndeshje, nuk mund të ndryshojë opinione dhe të lindë dyshime. Kam lexuar edhe për Boateng dhe Hummels.

Polemikat duket se nuk njohin kufij. Kjo vlen për median, për ekspertët dhe për ish-futbollistët tanë. Nuk do të lejojmë më të ketë raportime të rreme dhe shpifje për klubin tonë. Nga sot, do të mbrojmë klubin dhe futbollistët”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN