MENU
klinika

Portieri i Kombëtares

Berisha: Izraeli? Edhe një pikë, jo keq…

12.10.2018 - 15:00

Kombëtarja shqiptare vijon të jetë e grumbulluar dhe po përgatitet për ndeshjen e së dielës, në Beer Sheva, kundër Izraelit, në kuadrin e Ligës së Kombeve. Sot kanë dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme dy kuqezinj: Etrit Berisha dhe Eros Grezda. I pari, që u rikthye titullar në miqësoren ndaj Jordanisë, ka nënvizuar:

IZRAELI – “Jemi të përqendruar totalisht te Izraeli, jo te barazimi në miqësoren e fundit. Na duhet fitorja në transfertën e së dielës dhe mundësitë për këtë ekzitstojnë. Duke marrë parasysh se Izraeli e fitoi ndeshjen e djeshme, nëse marrin rezultat pozitiv të dielën, atëherë sfida me Skocinë vlen pak për ne.

A e ndoqëm ndeshjen e djeshme të Izraelit kundër Skocisë? Patjetër që po. Pjesën e parë dominoi Skocia, ndërsa në pjesën e dytë Izraeli mori kurajo dhe fitoi. Ne e njohim më së miri Izraelin si ekip, por edhe vetë kemi ndryshuar. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për të dyja kombëtaret.

grezda dhe berisha
grezda dhe berisha

Rezultati? Për mendimin tim, edhe barazimi nuk do të ishte i keq. Prapë se prapë mendoj se ndeshja deçizive do të jetë ajo me Skocinë. 

Të rinjtë në Kombëtare? Momentalisht janë duke ardhur shumë, sepse ka lëvizje, disa shkojnë e disa vijnë. Këta të rinj duhet të inkuadrohen shumë shpejt, sepse ka pak miqësore në dispozicion, ku mund ta fitojnë vendin e titullarit. Në ndeshje zyrtare nuk mund të bësh eksperiemente. Mendoj se duhet të punojmë më shumë në këtë aspekt.

Situata ime tek Atalanta? Janë gjëra që ndodhin në futboll. Jam i qetë, besoj se do të kthehem shpejt si titullar edhe në klubin tim. Dua të bëj gjëra të mira me Atalantën, siç kam bërë në të kaluarën, edhe në Ligën e Europës. Gjërat nuk kanë shkuar siç duhet kohët e fundit, por jam i përqendruar ta kaloj këtë situatë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN