MENU
klinika

E vetmja rrugëzgjidhje

Berisha thërret rrëzimin me forcë të Edi Ramës

18.10.2018 - 21:19

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme lidhur e situatën e krijuar në vend si dhe akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjës dhe fajtor të kësaj situate.

Sipas Berishës, e vetmja rrugëdalje nga situata ku e ka futur Kryeministri Edi Rama vendin, është përmbysja e tij me forcë nga pushteti.

Ai shtoi më tej duke përmendur kanabisin dhe drejtësinë ku kto të fundit do t’i sjellin fundin e Edi Ramës.

sali berisha rrezimi i rames-konica.al
sali berisha rrezimi i rames-konica.al

“Edi Rama do të digjet në këtë kazan, historia e afërt do të jetë kjo, kanabisi dhe drejtësia do ta kallë Edi Ramën.

Politikisht apo fizikisht është punë tjetër, por Rama s’do paguajë gjë më shumë në jetën e tij sesa këto dy gjëra… Çfarë bëri ai?

Shpërndau lajmin dhe shkresën në mbarë Europën se Gjykata Kushtetuese është funksionale, pse me gënjeshtra do ta bësh ti? Sistemi i drejtësisë është sistemi themelor i një shteti, Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale…

Opozita e nxjerr tani siç e meriton para të gjithë Europës, ne na pyesin cila është zgjidhja. Nuk ka asnjë zgjidhje, sepse ky i ka djegur të gjitha etapat, i ka shkelmuar të gjitha ligjet, sot gjithçka është në dorën e tij, në vullnetin e tij dhe të supermafiozit “Don Agaçio”.

Plani B është përmbysja me forcë e tij. Rrugëzgjidhje tjetër, absolutisht kushdo të thotë ç’të dojë, nuk ka. Përmbysja me forcë e tij dhe sa më shpejt, sot jemi një republikë me emër kanabisi, droge, bixhozi dhe një vend pa drejtësi.”

Ish-Kryeministri Berisha tha se beteja e Ramës me bastet, të cilat ka paralajmëruar se do të mbyllen më 1 Janar, është po aq serioze sa beteja e tij me drogën.

sali berisha rrezimi i rames-konica.al
sali berisha rrezimi i rames-konica.al

“Së pari beteja e tij me bastet është aq serioze sa ç’është beteja e tij me drogën.

Pra pasi e shndërroi Shqipërinë në Kanabistan apo Kolumbi të drogës bëri be e rrufe se do të luftonte drogën, por në fakt jo vetëm që nuk po e lufton, por droga po e fundos çdo ditë e më shumë këtë vend.”

Ndërsa në lidhje me paketën antishpifje të propozuar nga Rama, Berisha paralajmëroi:

“Së pari dua t’i them ‘Don Kishotit’, aq sa mund të ndalojë rrezet e diellit me ra në tokë, aq mund të ndalojë fjalën e lirë.

Ky njeri që vjen nga shoqëria e hapur, ky sorosian, bir shpirtëror i Xhorxh Sorosit, del tani kundër fjalës së lirë… Për Edi Ramën, e vërteta është shpifje.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN