11.10.2018 - 20:52
Pas një krize të fortë paniku një ditë më parë, këngëtarja e famshme, Selena Gomez u shtruar me urgjencë në një institucion psikiatrik.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se këngëtarja është nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve, ku po merr të gjitha trajnimet e nevojshme.
Ndërsa të gjitha fansat janë lutur për shëndetin e këngëtares, duket se një gjë të tillë e ka bërë dhe ish i dashuri i saj, Justin Bieber.
Mbrëmjen e djeshme ai është parë tek hynte në kishë, shumë pak kohë pasi lajmi i Selena-s qarkulloi nëpër media. Ai dukej shumë i trishtuar, dhe të gjithë i ka lënë të mendojnë se është i shqetësuar për Selenën.