MENU
klinika

Kriza në Evropë

Britani, May: Qytetarët e BE-së, jo trajtim special pas “Brexit”-it

02.10.2018 - 18:22

“Shtetasit e BE-së e humbin prioritetin e tyre në planet britanike të emigracionit”, shkruan “The Guardian”.

Gazeta prestigjioze thotë se, pas “Brexit”-it, në rishikimin radikal të politikes së emigracionit, qytetarët e bllokut që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të kenë më përparësi në raport me jetën dhe punësimin në Britani.

Vet Theresa May e pranoi këtë, si dhe faktin që britanikëve mund t’iu duhet të aplikojnë për viza sipas stilit amerikan, nëse do të duan të vizitojnë apo punojnë në Europë.

Politikat e reja, nga sa sqaroi May, do t’i japin fund njëherë e mirë lëvizjes së lirë dhe, në varësi të bisedimeve në Bruksel, turistët e punëtorët britanikë rrezikojnë përballjen me shtrëgime të shumta të udhëtimit.

Ndërkohë, në një fjalim të mbajtur në Kongresin e konservatorëve në Birmingham, ministri britanik për “Brexit”-in, Dominic Raab ka paralajmëruar Bashkimin Europian nga kërkesat e ekzagjeruara.

“Gatishmëria jonë për kompromis nuk është e pakufishme”, është shprehur ai, duke shtuar se Londra nuk mund të kërkojë shtyrjen e zbatimit të nenit 50, që rregullon daljen e një vendi nga blloku.

“Nëse oferta e vetme e BE-së e kërcënon unionin tonë, atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër, veçse të dalim pa marrëveshje”, thekson Raab, që megjithatë e kërkon kompromisin.

Sipas Raab, BE-ja kërkon ta mbajë vendin në union përmes hileve. Edhe ministri britanik i Tregtisë, Fox e paralajmëroi Bashkimin Europian se mungesa e marrëveshjes do të dëmtojë shumë edhe tregtinë e BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN