MENU
klinika

Raporti Kosovë-Serbi

Busek: Ndryshimi i kufijve një opsion real

28.10.2018 - 10:45

Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, duke folur për idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se Evropa vazhdimisht ka ndryshuar kufijtë gjatë historisë së saj.

Busek thotë ka shumë shembuj të tillë nga Evropa.

Pra, për ne ndryshimi kufijve është real, madje edhe në rastin e Kosovës”, ka thënë Busek, në konferencën e Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim që po mbahet në Beograd.

Sipas mediave serbe, Busek vlerëson se Bashkimi Evropian do të duhej sa më shpejt që është e mundur të pranojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, kështu do të zgjidheshin problemet e rajonit.

“Kjo do të inkurajonte bashkëpunimin rajonal. Ndasitë mes Evropës Perëndimore dhe të Grupit të Vishegradit, problemet me Rusinë, në Ballkan dhe Mesdhe, Evropa mund t’i zgjidhë me forcimin e bashkëpunimit, pavarësisht nga dallimeve politike dhe të tjera në mes të vendeve”, tha Busek. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Integrimi i Serbisë në BE

‘Kosova nuk është kushti i vetëm’

Basha takon kryeparlamentarin Veseli

‘Nuk duhet t’i cënoni kufijtë’