MENU

Rregulla të reja!

Çfarë duhet të bëjmë pas një infarkti?

26.10.2018 - 15:06

Pas një infarkti të kaluar dhe dalja nga spitali pas ndihmës mjekësore, kërkon një vëmendje të shtuar në jetën tuaj. Kujdesi duhet të jetë më i veçantë dhe sepse diçka keni pësuar.

Modifikimi i mënyrës së jetesës nënkupton që pushimin duhet ta respektojë, nuk duhet të tejkalohen oraret e punës, aktiviteti rehabilitues sipas këshillave që mjeku i ka dhënë gjatë qëndrimit në spital.

Ushqyerja duhet të jetë korrekte.

Por cilat janë ushqimet e duhura dhe sa kalori të konsumojë?

Kaloritë janë në raport me shpenzimet energjitike të individit, pra sipas punës që ai pacient duhet të zhvillojë.
Yndyrat shtazore duhen evituar, në mënyrë kategorike duhen eliminuar sheqernat, gjithashtu ushqime që ndikojnë në rritjen e kolesterolit dhe triglicerideve.

Profilaksia shpreh një tendencë të jetës, paraqet ato çfarë duhet të evitoni që organizmi mos të ketë mbingarkesë. Ky parim duhet respektuar nga gjithë.

Jeta sedentare është një faktor risku dhe për këtë arsye është e këshillueshme që të kryhet një aktivitet i vogël fizik. Ndërsa ato që vuajnë nga alteracione metabolike, ju këshillohet një diete higjienike.

Prognoza është më e mirë për atë që nuk ka hipertension, diabet dhe që nuk është obez.

Të sëmurit i duhet një mbështetje psikologjike sepse çdo ndryshim nuk është i lehtë.

Modifikimi i zakonit të ushqyerjes, lënia e duhanit, jeta me aktivitet të kontrolluar kërkon një mbështetje dhe mirëkuptim për pacientin.

Këta të sëmurë duhet të mbikëqyren edhe nga familjarët, të paktën derisa të krijojnë rregullin e tyre të ri. I sëmuri duhet të vendos një ekuilibër biologjik dhe psikologjik që nuk e kishte më parë.

Konvaleshenca në këtë rast është e rëndësishme për të jetuar më pas mirë. Të sëmurit do t’i duhet të modifikojë ato zakone që në fund të fundit kanë konkurruar midis tyre për të shpërthyer infarktin.

Pacienti duhet t’i japë dimensione të reja jetës së tij dhe shtimi i kujdesit të kësaj jete me stil të ri, rezulton të jetë i gjatë. Esenca e gjithë kësaj është parandalimi dytësor nëpërmjet rehabilitimit.