Pas surprizave të një nate më parë, ku ngecën Bayern Munchen, Manchester United dhe humbi Real Madrid, sonte pritet spektakli i radhës në Champions League,ndoshta edhe më i bukur.
Champions ka rezervuar për ditën e mërkurë super duelin Tottenham-Barcelona, në “Wembley”, aty ku londinezët do të provojnë që të marrin pikët e para në grup, pas humbjes së pësuar në “San Siro”, përballë Interit.
Katalanasit vijnë pas suksesit përballë PSV Eindhovenit, ndërsa duan që të rigjejnë veten, duke qenë se në 3 ndeshjet e fundit në kampionat kanë barazuar dy herë dhe humbur.
Gjithçka do të varet nga këmbët e tij, Lionel Messi. Sa i përket anglezëve, pritet shumë nga Harry Kane. Do të mungojë dy yjet Eriksen dhe Delle Ali, ndaj Pochetino duhet të eksperimentojë disi.
Në po të njëjtin grup, Interi në mbrëmje do të udhëtojë në Holandë, përballë skuadrës së drejtuar nga ish-milanisti Van Bommel.
Në Grupin A, Atletico do të përpiqet për lidershipin, pasi përballë do të ketë modestët e Club Brugge, ndërsa Borussia Dortmund ka një klient pak të bezdisur, si Monaco, që megjithatë, këtë sezon është në krizë, pasi ka shumë lojtarë të rinj.
Në Grupin C, PSG duhet thjesht të kryejë formalitetin Crvena Zvezda, që megjithatë arriti të ndalë Napolin në ndeshjen e parë. Mbappe, Cavani, Neymar dhe Chupo Moting janë gati të bombardojnë portën e ekipit serb.
Kryesfida tjetër e mbrëmjes sheh Napolin përballë Liverpool, në “San Paolo”. Portieri i “Reds”, Alisson, u shpreh se do të jetë tepër e vështirë, ndërsa Ancelotti duhet medoemos të fitojë, ndryshe ndërlikon gjithçka. Insigne, Mertens dhe Callejon përballë treshes së frikshme Firmino, Salah dhe Mane.
Në grupin D, në Moskë, do të jetë radha e Schalkes, ndërsa Porto e rekordmenit Iker Casillas pret turqit e Galatasaray. A do të ketë sërish surpriza? Më poshtë keni edhe koeficientët e ndeshjeve të sotme, sipas “Eurolloto”: