MENU
klinika

Magjia e kampionëve

Champions, sot spikat M.United-Juventus

23.10.2018 - 12:04

Champions League rikthehet me ndeshjet e treta në grupe, ku natyrisht nuk mungojnë përballjet mes gjigantëve të futbollit europian, ku spikat Manchester United-Juventus, dy nga ekipet pretendente të këtij evenimenti ndër vite.

Juventus aktualisht mban vendin e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve, me pikë maksimale, pas fitoreve kundër Valencias dhe Young Boys. Në prag të kësaj përballjeje të ethshme dhe të shumëpritur nga futbolldashësit në glob, po ju njohim me disa të dhëna dhe shifra:

– Herën e fundit, kur Manchester United dhe Juventus janë ndeshur mes tyre, ishte në fazën e dytë të grupeve të Champions-it, sezoni 2002-2003. “Djajtë e Kuq” kanë fituar në të dyja lojërat (2-1 në shtëpi dhe 3-0 në transfertë).

– Manchester United i ka fituar tri ndeshjet e fundit zyrtare kundër Juventus, një më shumë se ato të arritura në nëntë përballjet e tjera mes tyre (2 fitore, 2 barazime, 5 humbje).

– Sa herë që Manchester United dhe Juventus janë përballur në Europë, njëri nga ekipet ka arritur edhe në finale të konkurrencës: Juventusi në “UEFA Cup” (1976-1977); në Kupën e Kupave (1983-1984), si dhe në Ligën e Kampionëve (1996-1997, 1997-1998 dhe 2002-2003). Manchester United ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve (1998-1999).

– Juventus është ekipi, që Manchester United e ka hasur disa herë (12 në total) në garat europiane (5 fitore, 2 barazime, 5 humbje).

– Manchester United e mbajti portën të pastër në të dyja ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve kundër bardhezinjve. Në dy rastet e mëparshme, në të cilat “Djajtë e Kuq” nuk pësuan gol në tri ndeshjet e para, ata pastaj pushtuan finalen (në sezonet 2008-2009 dhe 2010-2011).

pogba manchester city
pogba manchester city

– Juventus i ka fituar dy ndeshjet e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve (faza në grupe), duke shënuar pesë gola, pa pësuar asnjë. Më parë, tri herë bardhezinjtë i kanë fituar tri ndeshjet e para në këtë kompeticion: në sezonet 1995-1996, 2003-2004 dhe 2004-2005.

– Juventus ka humbur vetëm 2 nga 23 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve (14 fitore, 7 barazime, 2 humbje). Të dyja humbjet i ka kundër skuadrave spanjolle.

– Paul Pogba ka marrë pjesë në të tre golat (dy gola dhe një asist) e shënuar nga Manchester United në këtë Ligë Kampionësh. Kjo do të jetë ndeshja e parë kundër ish-ekipit të tij të mëparshëm.

ronaldo juventus genoa
ronaldo juventus genoa

– Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë dy asiste në gjashtë ndeshje Champions-i, të luajtura kundër ish-skuadrës së tij.

– Vetëm lojtari i Ajax, Hakim Ziyech, ka më shumë goditje drejt portës (12), pa shënuar dot gol në këtë Ligë Kampionësh, sesa sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford (9 goditje).

– Në sfidën kundër Young Boys, Paulo Dybala u bë lojtari i katërt i Juventusit, që shënon një “hat trick” në Ligën e Kampionëve (si Inzaghi, Vidal dhe Del Piero). Në mesin e ekipeve italiane, vetëm Milani ka më shumë “hat trick” (5).

Formacionet e mundshme

MANCHESTER UNITED (4-3-3): De Gea; Valencia, Smalling, Lindelof, Shaë; Mata, Matic, Pogba; Martial, Lukaku, Rashford.

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Pjanic, Matuidi, Bernardeschi; Dybala, Cristiano Ronaldo.

AEK – BAYERN MUNCHEN

Franck Ribery është lënë jashtë skuadrës së Bayern Munich qo do të ndeshet me AEK Athens në Champions League pas një dëmtimi në shpinë. 35-vjeçari ka bërë katër paraqitje në Bundesliga këtë sezon, si dhe ka qenë në fushë gjatë barazimit 1-1 të Bayern ndaj Ajax në Champions League.

Një bllokim vertebral do ta mbajë jashtë skuadrës në Greqi, që do të thotë se trajneri Niko Kovac me shumë mundësi do të aktivizojë përsëri Arjen Robben dhe Serge Gnabry në krahë pas fitores 3-1 ndaj Wolfsburg të shtunën. Ajo ishte fitorja e parë në pesë ndeshjet e fundit të Bayern.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN