MENU
klinika

Europa League

Chelsea kryen “ritualin”, Lazio fiton në Marsejë

25.10.2018 - 23:16

Chelsea ka kryer “ritualin” në grupin e vet në Europa League, teksa ka fituar 3-1 ndaj bjellorusëve të BATE Borisov. Me këtë sukses, Blutë e Londrës udhëheqin me 9 pikë të plota dhe thuajse janë kualifikuar për më tej. Një fitore bindëse ka marrë edhe Sevilla, ndërsa ka surprizuar Lazio në Marsejë.

Heroi i ndeshjes për Chelsea ishte një lojtar që nuk pritej nga asnjë: Ruben Loftus-Cheek, i cili me tre golat e tij do të japë dhimbje koke Sarri-t për ndeshjen e radhës në Premier League.

Pak minuta para fundit, miqtë shënuar golin e nderit me Rios. Por festa nuk u prish në “Stamford Bridge”. Të besuarit e Sarri-t kryesojnë grupin me një distancë të madhe duke lejuar trajnerin italian të fokusohet te Premier League.

Një fitore të papritur ka marrë edhe Lazio në Marsejë, duke fituar 3-1. Pas tensionëve të tifozëve para ndeshjes, italianët kanë surprizuar jo pak, duke parë që luanin jashtë fushe.

Ndërsa Sevilla nuk ka pasur aspak “mëshirë” ndaj turqve të Akhisar, duke fituar pastër dhe thellë 6-0. Edhe skuadra turke e Besiktas është mundur keq 2-4 nga belgët e Genk, për më tepër që ndeshja është zhvilluar në Stamboll.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN