Përgjimi ambiental në ambientet e Prokurorisë midis Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist Rrahman Raja, Rexhep Rraja, bëhet me dije të jenë zbardhur.
Dosja penale kundër djalit të deputetit të PS në Krujë, njoftohet të jetë finalizuar nga Prokuroria e Krujës.
Çështja penale kundër tij tashmë është përfunduar dhe Rraja, do përballet në gjykatë me akuzën e “Përndjekjes”, ku rrezikon të dënohet nga 6 muaj deri në 5 vite burg.
Vendimi për dërgimin e Rexhep Rrajës është marë në 4 tetor 2018 nga prokurorja e Krujës Mirela Kapo (Kostaqi), e cila gjatë kësaj kohe ka administruar të gjithë hetimin, duke kryer pjesën më të madhe të veprimeve hetimore vetë dhe pa ndikimin e asnjë oficeri të policisë së Krujës dhe Fushë-Krujës.
Ndër provat-fakte që prokurorja e çështjes i ka dërguar gjykatës së Krujës është dhe përgjimi ambjental që ka kryer në ambjentet e prokurorisë mes dy protagonsitëve të kësaj çështje, të pandehurit Rrexhep Rraja dhe të dëmtuarës Xhisiela Maloku.
Përgjimi është kryer fill pas përfundimit të seancës së ballafaqimit të këtyre dy personave, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin përpara prokurorëve.
Në këto kushte të tensionuara është vendosur që Maloku dhe Rraja të futen në një zyrë që të qetësoheshin dhe pikërisht aty janë përgjuar.
Në këtë moment mes tyre ka nisur një bisedë, ku Rexhep Rraja i thotë ‘çfarë na bërë pse e sajove gjithë këtë histori, në hotel me pistoleta’.
Ndërsa nga ana tjetër Xhisiela ia kthen Rrajës se ‘ç’ke ti se unë nuk do flas më për dhunën, nuk do i tregoj gjë asaj (për prokuroren) kam për ta gënjyer atë se më ka çmendur, më kërkon shumë dhe këmbëngul’.
Ndërsa më tej Xhisiela i thotë Rrajës se sapo të dalë nga aty do i kërkojë prokurores se është keq psikologjikisht dhe nuk do pranojë që ta marrë në pyetje.
Ndërsa djali i deputetit i thotë “Të kam thënë kam plane të tjera për ne të dy, por gjërat i ke komplikuar ti.
Plus që babai nuk është dakord për këtë lidhje. Gjithashtu Rraja ka vijuar t’i flasë Xhisielës duke i pohuar se ajo kishte gënjyer edhe për pistoletën në hotel. “Pse ke gënjyer për pistoletën xhanëm”, i thotë ai.
Më tej ai e pranon “Dakord të kam goditur në hotel, por pistoletë nuk kisha. Ti e shpike”. Ndërsa i kërkon Xhisielës të mos merret më me prokuroren se ajo është e çmendur.
Ndërkohë fjala e fundit e regjistruar në prokurori nga biseda e të dyve është se pasi të dalin nga aty do drekojnë së bashku.
Biseda pasi u pajtuan:
Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë se vdiqa?
Rexhepi: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë.
Xhisiela: Do vish ti?
Rexhepi: Po do vij unë. Prandaj po të them mos prish punë.
Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’çmene.