MENU
klinika

Konfigurimi i FSK-së

Deputetët votojnë pro formimit të Ushtrisë

18.10.2018 - 13:58

Me 101 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të parë Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa me 98 vota ka kaluar Projektligji për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

Ndryshe, për të kanë votuar të gjitha partitë shqiptare dhe ato të minoriteteve përveç deputetëve të Listës Serbe që e kanë bojkotuar seancën. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN