MENU
klinika

Përplasja në Ligën e Kombeve

Dikur bashkë, malazezët sherr me serbët

12.10.2018 - 11:32

Nëse me Slloveninë, Kroacinë apo vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, Serbia ka kohë që është shkëputur, Mali i Zi ishte shteti i fundit që u shkëput nga Serbia. Një bashkëjetesë e gjatë, por mbrëmë është vërtetuar se jo gjithcka shkon mirë mes tyre.

Mali i Zi u mposht në Podgoricë nga Serbia me rezultat 0-2 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në fushën e lojës nuk ka pasur shumë përplasje, në tribuna ka ndodhur një sherr masiv.

Serbë dhe malazezë u rrahën masivisht dhe, përkundër përpjekjeve të mëdha të organeve të rendit, nuk u arrit të evidentohej incidenti. Megjithatë, vetëm 2 tifozë janë mjekuar në spital dhe ata ishin malazezë, ndoshta serbët janë larguar direct drejt vendit të tyre.

Për Malin e Zi luajti përsëri shqiptari Fatos Beqiraj, i cili u aktivizua deri në minutën e 80-të. Serbia kryeson grupin me 7 pikë pas 3 ndeshjeve të para, Rumania e dyta me 5, Mali i Zi në vendin e tretë me 4 pikë dhe në fund Lituania me 0 pikë.