MENU
klinika

Vlerësimi i diplomates sllovene

Stançiç mbështet vetting-un në politikë. Primar ai në gjyqësor

06.10.2018 - 18:58

Diplomatja e lartë sllovene, Lea Stançiç, ka folur lidhur me reformën në gjyqësor dhe vetting-un në politikë.

Stançiç ka vlerësuar dhe ka mbështetur idenë e vetting-ut në politikë dhe gjyqësor, duke e përmendur si një nismë pozitive.

Ambasadorja është shprehur pro vettingut në politikë nëse ai është në interes të Shqipërisë, por Stançiç thotë se primare dhe më e rëndësishme është përfundimi i vettingut në gjyqësor.

lea-stancic-konica.al
lea-stancic-konica.al

Nga qyteti i Klosit diplomatja sllovene u shpreh reforma në gjyqësor, duhet të jetë primare, më pas të shihet mundësia e vettingut në politikë.

“Sa i përket vettingut në politikë unë mendoj që nëse patjetër mendohet që është i mirë për vendin tuaj, le të bëhet.

Por unë mendoj që me patjetër nuk duhet të harrojmë vettingun në gjyqësor. Mendoj që ky është prioriteti që ne duhet të kemi për të ndjekur.

E di që është folur edhe për vettingun në polici, tani po flasim edhe për vettingun e politikanëve, por mos të harrojmë kryesoren, vettingun në sistemin gjyqësor.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektligji i vetting-ut në politikë

Basha sqaron platformën e vetting-ut: Kush nuk kalon


Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA