27.10.2018 - 19:42
Disa vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të kalasë së Kaninës, në Vlorë, deri në dalje të fshatit në vendin e quajtur ‘bishti kalldrëmit’.
Forcat e zjarrfikëses aktualisht ndodhen në terren për shuarjen e flakëve, por kanë hasur në vështirësi për shkak të erës që ndihmon përhapjen e zjarrit.
Mësohet se zjarri është vendosur fillimisht në afërsi të disa banesave duke rrezikuar ullinj disa vjeçar.
Paraprakisht mësohet se zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Forca policie vijojnë hetimet.