Kanë munguar ndëshkimet për ekipet dhe klubet e Kategorisë Superiore, por jo për ata të niveleve më poshtë. Komisioni i Disiplinës ka marrë masa të ashpra, sidomos në ndeshjen ku pati jo pak incidente në fushën e lojës dhe shkallët e stadiumit, Lushnja-Bylis.
Lushnja është dënuar me një milionë lekë gjobë dhe katër ndeshje pa tifozë. Dënim kanë marrë edhe zyrtarët e Bylisit, por edhe lojtarët e përfshirë në incidente si: Ademi i Lushnjës e Doksani e Murataj të Bylisit. Ndërsa Vllaznia paralajmërohet…
KF “Vllaznia, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së hyrjes së personave të pa aurtorizuar në fushën e lojës do të jenë subjekt i dënimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë dhe me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
Zyrtari i KF “Bylis”, Arbër Sino, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës si dhe stolit të rezervave.
Lojtari i KF “Lushnja”, Rediol Ademi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Bylis”, Valentino Murataj, për provokim të publikut,në baze te nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim.
Lojtari i KF “Bylis”, Elis Doksani ,për provokim të publikut,në bazë të nenit 53/1 të KDS, me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF “Kevitan”, për mos marrje masash organizative dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen e kundër KF “Gramshi”, në bazë të Nenit 64/1 dhe Nenit 65/2 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3- 0.
KF “Naftëtari”, për dështimin në përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes,në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
Lojtari i KF “Naftëtari” Elton Gjolikaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF “Gramozi”, Ilir Qirjako, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes si dhe territorit përreth fushës.
KF “Tomorri” U-19, për mos paraqitje në ndeshje KF “Skënderbeu” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.
Lojtari KF “Spartaku” U-19,Bojken Sulaj, për goditje ndaj zyrtarëve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga cdo aktivitet futbollistik.
Lojtari i KF “Oriku” U-17,Elvi Dalipi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Butrinti” U-17, Ervin Brahimi për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti
Lojtari KF “Apollonia” U-17, Arian Hoxha, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Bylis”, Alfred Zefi si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së KF “Shënkolli”, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shënkolli”, Ruben Danja si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shënkolli”, Ilir Caushaj si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtari të KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.