MENU
klinika

E pëson një zyrtar klubi

Disiplina jep vendimet për shkeljet e fundit

05.10.2018 - 18:06

Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbolli për shkeljet e bëra në ndeshjet e luajtura në mesjave. Ndryshe nga herët e tjera, nuk ka pasur masa ndëshkimore për klubet e Superligës, përvec një zyrtari të Kamzës.

 VENDIMET

Zyrtari i KF “Kamza”, Bledar Vashaku, për ofendim të publikut në ndeshje me KF “Lufëtari”, në baze të nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Sopoti”, në bazë të nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të gabuar të spektatoreve, do të jetë subjekt i penaliteteve të Kodit të Disiplinës.

Zyrtari i KF “Ada”, Ylvi Rroj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës.

Komisioni i disiplines FSHF
Komisioni i disiplines FSHF

Lojtari i KF “Këlcyra”, Aristidhi Coli, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SSH “Përmeti”, Stavro Bitika,për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Naftëtari”, Erlind Kallmi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të pamjeve filmike dhe në bazë nenit 48/1/d) të KDS,dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Shkodra” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

Lojtari i KF “Beslidhja”U-19,Armando Gjoka, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Kastrioti”U-19,Idriz Picorri, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b) të KDS,dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Shkëndija TR” U-17, Enri Sulollari, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari KF “Porto” U-17, Francesko Daija, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/d) të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Brians” U-17, Arlind Martinaj, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF “Kamza” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Akademia AAS” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

KF “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Shkodra” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55/1 të KDS.

Pasi zhvilloi seancen dëgjimore me zyrtarin e KF “Këlcyra” Robert Spahiu, në lidhje me shkrimet në shtypin e shkruar dhe rrjetet sociale, ai deklaroi mos konfirminim e tyre si thënie të tij dhe të klubit që përfaqëson, shkak për të cilin do të bëj edhe përgënjeshtrimin përkates.

Pasi zhvilloi seancen dëgjimore me zyrtarin e KF “Elbasani” Elvis Kotorri, në lidhje me shkrimet në shtypin e shkruar, ai deklaroi mos konfirminim e tyre si thënie të tij dhe të klubit që përfaqëson, shkak për të cilin do të bëjë edhe përgënjeshtrimin përkatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dhuna në Korçë, e pësojnë tifozët

Disiplina, dënime për Skënderbeun e Partizanin