Sulmon autobusin me bombë, tmerron gjithë qytetin dhe ndërpritet për herë të parë një ndeshje e Champions League për këtë qëllim, por autori do të qëndrojë në burg për një kohë të gjatë dhe klubi thotë: Kush do t’i paguajë dëmet?
Të gjithë e mbajnë mend sulmin me bombë ndaj autobusit të Borussia Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes së Champions League në vitin 2017 kundër Monaco. Një shtetas gjerman, tashmë 28-vjeçar, kishte kërkuar të përfitonte në atë mënyrë para në bursë, falë luhatjeve që do të pësonin aksionet e klubit.
Edhe pse ai deklaroi se sulmi me bombat e vendosura në dronë nuk kishte qëllim të dëmtonte askënd, dëmet i pësoi xhami i autobusit si dhe futbollisti Mark Bartra, i cili u plagos pasi një copë xhani i ra në dorë.
Gjyqi ndaj atentatorit të identifikuar si Sergej ka filluar dhe klubi gjerman ka paraqitur listën e dëmeve, pasi kërkon prej tij dëmshpërblim për atë që ka shkaktuar me sulmin absurd që bëri.
“Ne kemi të dhënat dhe kërkojmë pagesën e 15 mijë eurove për dëmin fizik ndaj Mark Bartra, pasi këto para u shpenzuan për riaftësimin e tij. Pastaj, janë edhe 12 mijë euro të tjera si dëm që iu bë autobusit tonë dhe që u desh të riparohej plotësisht”, – shpjegoi avokati i klubit gjerman.
Me shumë mundësi, gjykata pritet t’ia njohë të drejtën e dëmshpërblimit klubit të Borussias. Problemi në këtë mes është se kur do t’ia shlyejë atentatori këto dëme klubit, pasi parashikohet se ai do të mbetet për një kohë të gjatë në burg.