Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 18:55 në Champions League. Tottenham ka përmbysur shifrat në Eindhoven, por në fund e kë pasur dhe e ka mbyllur 2-2 kundër PSV-së. Një pikë që u jep shumë pak shpresë dy ekipeve për të kaluar grupin. E njëjta situatë edhe mes Club Brugge dhe Monaco, që e mbyllën 1-1.
Tootenham e ka parë veten në disavantazh në minutën e 30-të, kur talenti meksikan Lozano ka shënuar për PSV-në. Megjithatë, Luca Moura pas 9 minutash barazon shifrat dhe miqtë marrin zemër. Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
Hirving “Chucky ” Lozano gol vs. Tottenham – PSV [1]-0 Tottenham – Champions League pic.twitter.com/wwvOpugs4a
— Carlos Villarreal (@crlosvllarreal) October 24, 2018
#ChampionsLeague (1-1) Tottenham empata con gol de Lucas Moura minuto 39 [Video] ⚽️ https://t.co/1xT472rO4B
[Minuto a Minuto]— Mario Andrés Cruz (@Macquiato) October 24, 2018
Në të dytën do të kishte plot episode. Në të 55’, Harry Kane përmbys shifrat, duke kaluar në avntazh Tottenham 1-2. Pas dy zëvendësimeve të miqve, vjen tronditja në minutën e 79-të, kur portieri Lloris ndëshkohet me karton të kuq.
GOL | PSV 1-2 Tottenham
⚽ 54′ Harry Kane
Tüm Goller için • @KramponSport pic.twitter.com/1h9k43yiR9
— via @KramponSport (@GolKrampon) October 24, 2018
GOL | PSV 2-2 Tottenham
⚽ 88′ Luuk de Jong
Tüm Goller için • @KramponSport pic.twitter.com/H8kSuj5of0
— via @KramponSport (@GolKrampon) October 24, 2018
Pochetino sakrifikon koreano-jugorin Son për të future portierin e dytë. Tottenham nis të mbrohet fort, por nuk ia del mbanë, pasi de Jonga në minutën e 87-të arrin të barazojë. Dy ekipeve tani, më shumë së të luftojnë për kalimin e grupit, të mendojnë për vendin e tretë, që të con në Europa League.
Ndeshja tjetër, ajo mes Club Brugge dhe Monaco ka përfunduar në barazim 1-1. Një rezultat që vlen pak, pasi tani të dyja skuadrave nuk u mbetet gjë tjetër, vetëm të luftojnë për vendin e tretë, që do të thotë pjesëmarrje në Europa League pas fazës në grupe.