MENU
klinika

Ndeshja me Maltën

Dyndje në Kosovë, plagosen për bileta

08.10.2018 - 22:02

Dy rezultatet pozitive në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve kanë entuziazmuar tifozët kosovarë, teksa për ndeshjen e tretë me Maltën në Prishtinë, ka pasur sot radhë të gjata në pikat e shitjes së biletave për ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve.

Sipas njoftimit, shitja e biletave për këtë ndeshje ka nisur në orën 17:00, ndërkohë që ka surprizuar interesi i lartë që tifozët kanë treguar për këtë sfidë. Por interesi është transformuar në dhunë, pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës për të bërë shpërndarjen e njerëzve që prisnin për të blerë një biletë në pikat e shitjes.

Policia e Kosovës është detyruar që t’i largojë me forcë qytetarët, duke ju thënë se shitja do të bëhej nesër. Zëdhënësi i policisë së Kosovës ka thënë se situata doli nga kontrolli për shkak të numrit të lartë të kërkesave për blerjen e biletave.

“Rreth orës 18:00 policia ka marrë informacionin se në tri pikat e shitjes së biletave situata ka dalë nga kontrolli për shkak të numrit të madh të kërkesave të blerësve dhe në të njëjtën kohe janë rrezikuar personeli, si dhe pjesa tjetër që po kërkonin biletat.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërhyrë, duke parë situatën e krijuar, mungesën e përgatitjeve adekuate për të përballuar një fluks të tillë nga ana e pikave të shitjes, si dhe rrethanat që përbënin një rrezik për sigurinë e personelit dhe personave ne atë perimetër,”- ka thënë Borovci, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN