25.10.2018 - 19:23
E krijuar vetëm në muajin e fundit, duket se Kombëtarja U-17 e femrave ka probleme në debutim. Shqipëria ka humbur edhe ndeshjen e dytë të grupit 7 në Europianin e femrave U-17 dhe sërish është mposhtur me rezultat të thellë.
Pas humbjes 14-0 kundër Irlandës, futbollistet shqiptare janë mposhtur 8-0 nga Serbia. Serbet shënuan që në minutën e parë të sfidës, për të mos u ndalur më pastaj.
Kombëtarja kuqezi pësoi dhe 7 gola të tjerë, duke marrë humbjen e dytë radhazi në po kaq ndeshje në fazën e grupeve. Nga 4 gola për cdo pjesë loje janë shumë, për më tepër pa shënuar asnjë.
SERBI U-17 – SHQIPËRI U-17 8-0
Tanaskovic 1′, Petrovic 14′, Ciric 20′ 35′ 82′, Host 66′, Vasovic 68′, Caiv 89′