MENU
klinika

Ish-trajneri i Kombëtares

Emri i De Biasit lakohet edhe në Qipro

08.10.2018 - 19:47

Mediet italiane e lakojnë shpesh në ekipe të ndryshme, por Gianni De Biasi ende nuk është ulur në stolin e një ekipi. Vetë ish-trajneri i Shqipërisë nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u kthyer në drejtimin e një skuadre apo një kombëtareje.

Por ndonëse në Itali flitet shpesh se ai mund të marrë drejtimin e ndonjë klubi italian, deri tani alternativat nuk kanë qenë të kënaqshme. Trajneri ka deklaruar se kërkon projekte serioze për të ardhmen, jo nga ato që kanë lidhje me mbijetesën, por me plane që synojnë fitore trofesh apo renditje në pjesët e sipërme të tabelës së klasifikimit.

Ndoshta kjo mundësi do t’i jepet larg Italisë, pasi së fundmi emri i teknikut ka dalë në skenë në Qipro, jo për kombëtaren e këtij vendi, por për të marrë drejtimin e klubit më me emër në ishull, APOEL.

De Biasi dhe Duka

APOEL mban rekordin për tituj të fituar, 27 të tillë, ka ndryshuar trajner së fundmi pas një fillimi shumë të dobët të kampionatit dhe eliminimit nga Europa League. Drejtuesit e klubit kanë emëruar një drejtor të ri sportiv, Domenico Tetti, dhe ky i fundit është vënë në kërkim të një trajneri, duke përfshirë emrin e De Biasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN