MENU
klinika

Në 2009, Zlatan e përqafonte

Fjalët e Ibrës për shqiptarin që u nda nga jeta

12.10.2018 - 12:27

Pas një sulmi në zemër, dje u nda nga jeta në moshën 32-vjeçare mesfushori shqiptar Labinot Harbuzi. Futbollisti kosovar, që për momentin luante në Ligën e Malajzisë për klubin Malaka United, ka ndërruar jetë për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura për mediat.

Mesfushori ofensiv kosovar, i cili në karrierën e tij ka luajtur për një numër klubesh, ishte i njohur sidomos për vitet e para të tij, e në rini ai ishte edhe mik me legjendën e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Në një video të postuar më 2009, shihet Harbuzi dhe Ibrahimovic e merr atë në përqafim para se të largohen nga njëri tjetri.

“Labinot Harbuzi mendoj se shumë shpejt do të jetë në Kombëtaren A të Suedisë. Ai është talent, luan në pozita të ndryshme. Ai është personi që i duhet Suedisë. Ne nuk kemi nevojë për 11 lojtarë, por kemi nevojë për tre deri në katër të mirë, me të cilët mund të kompletojmë një Kombëtaren tonë”, – tha Ibrahimovic në vitin 2009.

Pavarësisht kësaj, Harbuzi mbetet si lojtari i parë që ka shënuar në stadiumin e ri të Suedisë, “Sëedbank Stadium”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN