MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 8

Flamurtari s’arrin të mbajë fitoren në Kamëz

07.10.2018 - 16:00

Ka arritur të përmbysë shifrat, por në fund nuk ka mundur dot të mbrojë fitoren. Flamurtari shpërdoron kështu një mundësi të mirë Kamëz, teksa ndeshja mbyllet në barazim 2-2, me një pikë që vlen për të dyja skuadrat, por vlonjatët duken më të mërzitur, pasi duket se lanë 2 pikë.

Ndeshja mes Kamzës dhe Flamurtarit ishte programuar të niste në orën 13:45, por ka nisur 10 minuta me vonesë. Në stadiumin e Kamzës kishte një problem, sepse numri i stjuartëve të pranishëm për sigurinë e ndeshjes ishte shumë i vogël.

Besnik Çela, delegati i ndeshjes, vendosi që sfida të mos niste, derisa të plotësohej numri i nevojshëm i ekipit të sigurisë.Drejtuesit e Kamzës vazhduan bisedimet me përfaqësuesin e Federatës, ndërsa tifozët po prisnin nisjen e sfidës. E gjitha u zgjidh në momentin që erdhi edhe shefi i Policisë, i cili ka dhënë “OK”-in.

 

Takimi nisi me një gol të shpejtë, teksa ishte Sebino Plaku ai që kaloi Kamzën në avantazh. Skuadra e Duros u mundua të shënonte edhe golin e dytë, por nuk ia doli dot.

Për një pakujdesi në mbrojtje e pësuan, teksa Batha arriti të pasojë për Bushiç. Kroati zgjati këmbën dhe mposhti portierin Avdyli. 1-1, rezultat që mbeti në fuqi për 45 minutat e para.

Me nisjen e pjesën së dytë ishte Musta që pas një rrëmuje në zonë kaloi Flamurtarin në avantazh. Kamza nuk kishte çfarë humbte më dhe u hodh e tëra në sulm, duke rrezikuar disa herë.

Goli erdhi vetëm dy minuta para fundit, teksa ishte Roloviç ai që shënoi. Koliçi në fund u bë shpëtimtar, pasi vendasit iu afruan edhe goli të fitores. Gjithsesi gjithçka u mbyll në barazim 2-2.

KAMZA-FLAMURTARI 2-2

Plaku  5′, Roloviç 88′ / Bushiç 23′, Musta 57’

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj (Zisi 20′), Orelesi, Malaj, Mehmeti, Plaku, Martinena (Fukui 58′), Roloviç. Trajner: Klodian Duro.

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Useini, Batha, Alvesh, Torasa, Ribaj, Bushiç. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Astrit Mahmuti, Emigers Ganxhi, Emirion Sino

Kartonë të verdhë: Mehmeti 22′ / Batha 47′

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 7

“Ringjallet” Tirana, bie Flamurtari