MENU
klinika

"Eskobari i Ballkanit"

FNSH rrethon Sarandën/ Pranë arrestimit të Klemend Balilit

21.10.2018 - 21:04

Mësohet se FNSH, ka rrethuar qytetin e Sarandës, me qëllimin për të arrestuar Klemend Balilin.

Një tjetër operacion i ngjashëm ishte realizuar dhe në Shkodër para 3 netësh, njoftojnë burime të policisë, pasi kishin marrë një infrmacion për vendndodhjen e tij.

Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit të mbështetur nga Policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz. Por nga operacioni nuk pati asnjë rezultat.

Ose informacioni ishte i pasaktë, ose Kelmend Balili kishte mundur të largohej në kohë derisa forcat speciale të Tiranës nisën aksionin.

kelmend-balili-konica.al
kelmend-balili-konica.al

Janë kontrolluar edhe pikat kyçe në segmente ku mendohej se lëvizte Balili, por asgjë nuk u arrit.

Sipas të njëjtave burime, informacioni i marrë nga policia thoshte se Kelmend Balili ndodhej në Shkodër prej disa ditësh. Aksioni për kapjen e tij u organizua brenda 2 orësh.

Në këtë aksion ra rastësisht në pranga një i ri i armatosur. Për njeriun e cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë Lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ndodhet ai.

43-vjeçari prej më shumë se 2 vitesh vijon arratinë, ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend.

Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi, i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij.

Pak ditë më parë ishte vetë Kryeministri Rama që kërkoi arrestimin e Balilit duke e konsideruar si një mosarritje të punës së policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN