MENU
klinika

Miqësorja Shqipëri-Jordani

Formacionet zyrtare, zgjidhet edhe kapiteni

10.10.2018 - 19:34

Janë publikuar formacionet e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë, sfidë kjo ku Panucci do të ketë mudnësinë të shikojë lojtarët para ndeshjes kundër Izraelit.

Nga formacioni titullar, Panucci ka lënë në stol shumë emra që konsiderohen si pjesë e pandarë e formacionit, si Strakosha, Hysaj, Basha e disa të tjerë.

Sulmi i është besuar Manajt dhe Grezdës, ndërsa Mihaj do të formojë treshen e mbrojtjes së bashku me dyshen Gjimshiti-Mavraj, me këtë të fundit që mban edhe shiritin e kapitenit.

Formacioni i Shqipërisë (3-5-2)

Berisha, Mihaj Mavraj (c)  Gjimshiti, Gavazaj, Lila, Xhaka, Ramadani, Binaku, Manaj, Grezda.

Formacioni i Jordanisë (4-5-1)

Jasin, AlBasha, Shibalaja, Alarab, Khetab, Baniatejah, AlSamrieh, AlMurjan, Abdelrahman, Bakhet, Ersan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF largon presionin

Duka: Kombëtarja e Shqipërisë, jo e Panuccit