MENU
klinika

Risia e Kombëtares

Giacomo Vrioni, zbulimi i fundit i Panuccit

03.10.2018 - 13:35

Mes tre risive të të grumbulluarve të Panuccit për ndeshjen miqësore me Jordaninë më 10 tetor dhe atë zyrtare me Izraelin më 14 tetor, ishte edhe Giacomo Vrioni, i cili ndihet shumë i gëzuar që ka marrë ftesë nga Shqipëria.

“Jam shumë i lumtur dhe emocionuar për ftesën e kombëtares së parë të Shqipërisë. Po e pres me padurim aventurën e re. Të them të drejtën nuk e prisja thirrjen nga Christian Panucci pas vetëm një ndeshje me U-21. Jam shumë i gëzuar dhe do të japë maksimumin për ekipin”– janë fjalët e para të Vrionit, i cili foli për Telesport.

Vrioni e nisi me një ndeshje miqësore mes Italisë U-21 dhe Shqipërisë U-21, e luajtur pak javë më parë. Pavarësisht humbjes së ekipit të drejtuar nga Alban Bushi, të gjithë u gëzuan, të paktën në Shqipëri, pasi një talent u zbulua.

giacomo vrioni
giacomo vrioni

Giacomo Vrioni, i lindur dhe rritur në Itali, produkt i akademisë së Sampdorias dhe ekipeve zinxhir të kombëtares italiane, ra në sy në atë ndeshje. Djaloshi, që luan në qendër të sulmit, ka provuar të luajë për të gjitha ekipet zinxhir të kombëtares së shtetit fqinj, duke e mbyllur pikërisht me ekipin U-19.

Një muaj më parë vendosi të hiqte fanellën e kaltër të Italisë dhe të vishte atë kuqezi, të vendit të tij të gjakut e zemrës, Shqipërisë. Goli i shënuar ndaj ish-shokëve të tij italianë, në ndeshjen miqësore të tri javëve më parë, krijoi simpati të menjëhershme në Shqipëri.

Shkathtësi, lëvizje teknike spektakolare, shpejtësi në aksione si dhe një nuhatje natyrale për golin, bën që Giacomo Vrioni të bëj një kapërcim të madh. I mjaftoi vetëm ajo ndeshje me U-21 e Alban Bushit, që Christian Panucci të bëj gati ftesën për talentin, që tashmë do të grumbullohet edhe me ekipin e parë të kombëtares.

Kjo është ndoshta ëndërra më e bukur që po përjeton Giacomo Vrioni, djaloshi që aktivizohet me Venezian, por që tashmë do të luajë edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë. Giacomo u grumbullua nga Alban Bushi për dy ndeshjet e shtatorit, pikërisht për sfidën zyrtare ndaj Spanjës dhe miqësoren me Italinë.

Të parën e ndoqi nga tribuna, pasi ende nuk kishte marrë pasaportën shqiptare, ndërsa të dytën luajti dhe shënoi një gol, edhe pse një takim miqësor, mjaftoi që Vrioni të fitonte kombëtaren e Shqipërisë, dhe kjo e fundit të fitonte talentin e së ardhmes në majën e sulmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e mbrojtësit shqiptar

Shqipëri-Kosovë-Shqipëri, Dermaku kuqezi