Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 6 personat të cilët tentuan të trafikonin drejt Malit të Zi një sasi prej 80 kg kanabis.
Në burg mbetën Kristjana Bujaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazër Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Nilaj.
Këta shtetas u arrestuan dy ditë më parë në Tamarë të Malësisë së Madhe në afërsi të një pike kufitare duke tentuar ta transportonin sasinë e drogës drejt Malit të Zi pasi iu gjetën 80 kilogram drogë që policia i sekuestroi.
Të dyshuarit në sallën e gjyqit nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë lehtësuese ndaj tyre, por gjykata vendosi “Arrest me Burg”.
Nga hetimet, këta persona dyshohen si një grup që mundësonin transportin e drogës. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve në rrugë operative dhe një hetimi disa mujor përmes metodave speciale.