MENU
klinika

Miqësorja e luksit

Gol në limit, Brazili mposht Argjentinën

16.10.2018 - 22:20

Brazili ka triumfuar kundër rivalëve të përjetshëm të Argjentinës në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot. Të dy trajnerët, si Tite, ashtu dhe Scaloni, nuk i kursyen yjet dhe u zhvillua një ndeshje shumë e bukur.

Argjentina kishte në sulm dyshen e re Icardi-Dybala, por yjet e repartit ofensiv dështuan të shënonin përgjatë gjithë 90 minutave. E njëjta gjë ndodhi edhe me Brazilin, që pavarësisht se kishin emra si Neymar, Firminho e Gabriel jesus nga minuta e parë, dështuan të shënonin.

Goli i vetëm i sfidës do të vinte vetëm në minutën e 90+3’ dhe do të shënohej nga një lojtar që s’pritej. Ishte mbrojtësi i Interit, Miranda, ai që do të ndëshkonte Argjentinën dhe do t’i jepte fitoren Brazilit.

Ndeshja miqësore e luksit u zhvilluar në Arabinë Saudite, në një numër rekord për vendin ku po zhvillohej, edhe pse ishin dy ekipe asnjanëse dhe bëhej fjalë thjesht për një ndeshje miqësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miqësoret në Amerikën Latine

Brazili me “5 yje”, ndalet Argjentina