MENU
klinika

Greqia 'me kokën pas'

Çfarë kërkon nga Gjermania?

12.10.2018 - 13:41

Greqia ende kërkon dëmshpërblime për viktimat e Luftës së Dytë Botërore dhe rimbursimin e një kredie që u detyrua të marrë për pushtuesit nazistë, tha presidenti Prokopis Pavlopulos homologut të tij gjerman, të enjten.

Pavlopulos, i cili u takua me Frank-Walter Steinmeier në Athinë, tha “Ne i konsiderojmë kërkesat e Greqisë mbi dëmshpërblimet e luftës ligjërisht aktive,” tha Pavlopulos.

Gjermania ka kërkuar falje për krimet e kohës naziste gjatë luftës, por ka thënë se nuk është e gatshme të diskutojë dëmshpërblimet. Ajo ka mohuar se i ka dhënë ndonjë gjë Greqisë për Luftën e Dytë Botërore.

Forcat e Hitlerit e pushtuan Greqinë në vitet 1941-1944 dhe nxorrën një të ashtuquajtur “kredi të okupimit” që u përdor për të financuar fushatën e saj në Afrikën e Veriut. U rrit inflacioni dhe dhjetëra mijëra njerëz vdisnin nga uria.

Greqia u detyrua të dorëzojë një sasi parash të cilat zyrtarët grekë kanë vlerësuar në 6-10 miliardë euro sot.

Këto çështje të Luftës së Dytë Botërore u rishfaqën si një çështje emocionale gjatë periudhës së Greqisë në periudhën 2010-2018, kur grekët e goditur nga kriza, , fajësuan kreditorin e tyre më të madh Gjermaninë, për shkurtime fondesh që lidhen me tre paketa shpëtimi ndërkombëtare.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth një mijë fshatra greke u rrafshuan dhe dhjetëra mijëra njerëz u vranë nga trupat gjermane që u përpoqën të shtypnin rezistencën greke, e cila kishte çliruar zona të mëdha të vendit.

Steinmeier vizitoi vendin e një kampi përqëndrimi nazist në periferi të Haidarit të Athinës, ku qindra njerëz u zhdukën. “Ne i nderojmë këta të vdekur dhe mbi të gjitha kërkojmë ndjesë”, tha presidenti gjerman gjatë një takimi me kryeministrin grek Alexis Tsipras.

Tsipras tha se vizita e Steinmeier ishte një shans për një fillim të ri në marrëdhëniet dypalëshe, por shtoi: “Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ne duhet të harrojmë ose që ne të mund të fshijmë ndonjë episod nga e kaluara e largët”.

Ndër të tjera Pavlopulos gjithashtu falënderoi homologun e tij gjerman për mbështetjen e Greqisë gjatë krizës së saj ekonomike dhe e quajti atë një mik të Athinës. Presidenti grek vuri në dukje nevojën për punë të përbashkët për të kundërshtuar populizmin që kërcënon  të dëmtojë Evropën.

Steinmeier  tha se qytetarët evropianë duhej të bindeshin se kriza mund të kapërcehet së bashku, ndërsa grupet ekstreme dhe populiste duhet të shtypen.

Ai bëri thirrje për një kapitull të ri në marrëdhëniet Greqi-Gjermani, pas përfundimit të paketave të shpëtimit të BE-së dhe tatimeve  të lidhura në tetë vjet.

Ndërkohë, ditë e sotme presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe homologu i tij grek Prokopis Pavlopulos do të vizitojnë Kalamatën në Peloponez në ditën e dytë të vizitës zyrtare të kreut gjerman në Greqi.

Pavlopoulos gjithashtu do të shoqërojë Steinmeier dhe gruan e tij në një turne të Mesinit të lashtë përpara një ceremonie në sallën e vjetër të Kalamatës ku Steinmeier do t’i jepet një çelës i artë për qytetin.

12 tetor 1944, ishte dita kur Athina u çlirua nga pushtimi gjerman dhe konsiderohet si fundi i pushtimit nazist të Greqisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfundon paketa e ndihmës

5 mësime nga kriza greke

Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës