MENU
klinika

Zgjedhjet në Maqedoni

Grubi: Zgjedhjet në Maqedoni nuk janë zgjidhje

18.10.2018 - 15:31

Deputeti Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se nuk është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Sipas tij, të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, pasi që siç thotë të gjithë deputetët kanë premtuar se do ta integrojnë vendin në BE dhe NATO.

kolana e librave

Qëndrimi në lidhje me zgjedhjet është se ato nuk janë një zgjidhje. Zgjidhja është që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-së dhe sapo të kemi shteruar debatin, duhet të mbështesim amendamentet, të gjithë 120 deputetë së bashku t’i shkruajmë me ekspertë, me gazetarë, me një bashkësi të plotë akademike”, Grubi.

Ai refuzoi të komentoj lidhur me atë nëse do të mbështesin shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në rast se nuk sigurohet dy e treta e deputetëve. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Marrëveshja e Prespës duhet zbatuar