MENU
klinika

Gjithë familja me maska

Halloween, cili futbollist ka maskën e IT?

31.10.2018 - 13:59

Për ta festuar Halloween, shumë personazhe të famshëm mendojnë surpriza nga më të habitshmet. Kësaj radhe është ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, që është maskuar si kllouni i filmit të famshëm të frikshëm “IT”, ndërsa edhe pjesa tjetër e familjes së tij, përveç vajzës së vogël, kanë pasur kostume të frikshme.

Ronaldo e ka postuar një fotografi në llogaritë e tij në rrjetet sociale për t’ia uruar ndjekësve të tij festën e Halloween. Ai në këtë foto shihet me partneren e tij, Georgina Rodriguez, dhe katër fëmijët e tij.

“Urime Halloween për të gjithë”, – ka shkruar Ronaldo në foton e publikuar në llogarinë e tij në Tëitter, disa ditë pasi u bë personi më i ndjekur në rrjetin tjetër social, Instagram, duke e kaluar këngëtaren dhe aktoren e famshme, Selena Gomez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN