MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Han mesazh Zaevit: Zgjidhja në Parlament dhe jo në zgjedhje

06.10.2018 - 20:03

Eurokomisari për politikë të fqinjësisë dhe zgjerim Johanes Han është prononcuar lidhur me Marrëveshjen e Prespës, e cila është tematikë mjaft e rëndësishme për Maqedoninë.

Han konsideron se nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, por ajo çfarë duhet të bëhet është fakti se duhet të shfrytëzohet mundësia të sigurohen dy të tretat e shumicës në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Deklarata e Han është publikuar në gazetën austriake “Kurir”, ku ai thotë se këtë porosi ia përcjellë veçanërisht kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Johanes-Han-konica.al
Johanes-Han-konica.al

“Zgjedhjet e reja do të jenë stërzgjatje e rrugës drejt fillimit të negociatave për qasjen e IRJM-së në BE, e planifikuar në verë vitin e ardhshëm.”

Han ka folur dhe lidhur me referendumin e zhvilluar në Maqedoni për çështjen e emrit ku ka theksuar se nuk mund të thuhet se ka qenë i pasuksesshëm.

“E pazakontë është në referendum të merret mbështetje prej 94 për qind, por të dalin vetëm 36.8 për qind e votuesve, edhe atë pasi opozita padyshim ishte e suksesshme në bojkotimin.”

Në Kuvend sipas Han mund të sigurohen dy të tretat e shumicës.

“Nevojiten tetë apo nëntë vota nga opozita dhe ajo patjetër të jetë e realizuar.

Të gjithë thonë se duan anëtarësim në BE dhe NATO duke përfshirë edhe opozitën, dhe atëherë patjetër të paguani çmimin e kësaj zgjidhje.

Bëhet fjalë për zgjidhje që është në interes të vendit, jo të partive apo politikanëve. Dhe në atë rast si mund të sigurohen votat?

Unë besoj më kombinimin mes racionales dhe asaj ballkanase”, ka përfunduar komisari për zgjerim Johanes Han.