MENU
klinika

Opozita e bashkuar

Idrizi tregon pse iu bashkua opozitës: Marrëveshja e shkruar

02.10.2018 - 17:35

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka shpjeguar arsyet e bashkimit të kësaj force me opozitën. Idrizi tha se qeveria ka një ndryshim qëndrimi 360 gradë në lidhje me çështjen çame. Sipas tij, ndonëse fillimisht Rama bërtiste më shumë se PDIU për çështjen çame, sot ajo nuk ekziston gjëkundi dhe për më tepër u godit faktori politik.

Jo ka çeduar por ka ndryshim qëndrimi 360 gradë. Ne e mbështetëm këtë qeveri se kishte në program çështjen çame, sot e kanë hequr.

PDIU e ka bërë të qartë që në fillim të krijimit të saj që ne do bashkëpunojmë me të gjitha ato forca që e kanë çështjen çame prioritare.

Kur Edi Rama dhe kjo maxhorancë godasin politikisht PDIU-në për të mos qenë sot në parlament, kur e ka përzënë nga koalicioni sigurisht që nuk mund të na thonë sot ne ju po lëvizni. Ne jemi konsistentë.
Lëvizja jonë që ne realisht ishim në opozitë dhe tani kaluam në opozitë zyrtare quhet lëvizje. Realisht ne kemi lëvizur vetëm një herë në vitin 2013.
Ky bërtiste më shumë se ne për çështjen çame. Goditi faktorin politik për çështjen çame”, tha Idrizi.