Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar sërish sot për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Bularat.
Në një dalje për mediat Idrizi u shpreh se për shume arsye por dhe që të parandaloheshin ngjarje të tilla PDIU e kemi kundërshtuar ngritjen e Varrezave të Ushtarëve Grekë që erdhën si pushtues në teritorin e Shqipërisë .
“Ngritja e këtyre varrezave dhe dhenia e Statusit te Varrezave Historike dhe shndërrimi i tyre në vend Pelegrinazhi cdo vit, kanë gjallëruar qarqet ekstremiste Greke të Vorio Epirit si në rastin e djeshëm, por dhe tëe patrioteve shqiptar të cilëve u hiqet e drejta e protestës dhe ndalohen nga policia “ u shpreh Idrizi, ndërsa theksoi se marrëveshja për toponimet, ligji për minoritetet por edhe ngritja e varrezave greke u bë në mungesë të plotë të reciprocitetit mes dy vende.
Festa e Greqisë mund të festohet në Greqi e jo me ekstremiste të importuar në varre imagjinare ushtarësh pushtues greke dhe që lëvizin të lirë duke rrezikuar integritetin tonë” vijoi më tej kreu i PDIU.
Referuar 35 vjecarit të vrarë nga RENEA, Idrizi u shpreh se ky është rasti për të ngritur alarmin prr Institucionet e sigurisë Kombetare , se si është e mundur që persona tëtillë që në profilet e tyre e tregojnë hapur që jane ushtarë të Vorio – Epirit nuk ndalohen. Ndërsa iu drejtua më dy pyetje Ministrisë së Brendshme dhe SHISH-it.
A janë ndaluar me datë 25 Tetor nga policia e Shtetit në pikën e Kakavijës antarët e bandës së Vorio – Epirit shtetasit Grek Mondis Kokalias dhe Theodhoros Asvestopulos për 4 orë ?
A janë liruar më pas këta shtetas me ndërhyrjen e Konsullit Grek të Gjirokastrës ?