MENU
klinika

Renea zbarkon në Stjar

Pritet arrestimi/ Informatori nxjerr vendndodhjen e Balilit

21.10.2018 - 22:15

Mund të jetë lokalizuar vendndodhja e ‘Eskobarit të Balkanit’.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA kanë zbarkuar në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohet se fshihet i shumëkërkuari Klemend Balili.

Balili mund të ndodhet i fshehur në këtë zonë. Burimet bëjnë me dije se është lokalizuar vendndodhja e Balilit, dhe dyshohet se ai ndodhet në një zonë midis Sarandës dhe Delvinës.

Ka qenë një informator, ai që ka sjellë informacionin e parë për vendndodhjen e Balilit. Më shumë se 8 makina dhe dhjetëra forca policore po ushtrojnë kontrolle në pikat ku mendohet se ndodhet Balili.

Operacioni për kapjen e Balilit po zhvillohet paralelisht me disa superoperacione të tjera.

kelmend-balili-konica.al
kelmend-balili-konica.al

Ditën e sotme është arrestuar ish-deputeti socialist Arben Ndoka, ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko, bosi i drogës Astrit Avdyli, ndërkohë që po vijon operacioni për arrestimin e Lul Berishës.

Kapja e Klement Balilit u kërkua hapur nga Kryeministri Edi Rama, në më pak se një javë më parë në një deklaratë të tij para drejtuesve të policisë.

Rama kërkoi nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që të kapej Balili, para se këtë fakt ta vinte në dukje ambasadorja e re amerikane.

“Unë nuk dua i dashur drejtor, që të na vijë ambasadorja e re amerikane dhe të na kujtojë se Klement Balili nuk është kapur.’-tha Rama.

Klement Balili, sot një nga shqiptarët më të kërkuar, ka më shumë se 2 vite në arrati. Balili është shpallur në kërkim që prej muajit dhjetor të vitit 2016.

Policia e Shtetit ka zhvilluar disa herë operacione për kapjen e tij, por nuk janë finalizuar me sukses.

43-vjeçari u prezantua nga mediet greke si ‘Escobari i Ballkanit’, ndërkohë që në Shqipëri ai rezultonte si një drejtor i Drejtorisë Rajonale të Transporteve.

Operacionet e forcave speciale në mbarë vendin, dhjetëra të arrestuara konica.al

Operacionet e forcave speciale në mbarë vendin, dhjetëra të arrestuara konica.al

Pas publikimit të lajmit nga mediat greke, Balili mohoi akuzat për lidhje me trafikun e drogës dhe krijimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Balili tha se ishte akuzat ishin shpifje, ndërkohë që nuk vonuan disa ditë dhe Balili u arratis. Ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, nuk ngurroi t’a quante Balilin “peshk i madh”. Balili drejtoi drejtorinë e Transporteve dhe ishte emëruar nga LSI.

Aktualisht ndaj Balilit rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës, krijimit të grupit të strukturuar kriminal, pastrimit të parave si dhe kultivimit të narkotikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN