Inter ka fituar 1-0 derbin e Milanos, me gol i Mauro Icardi-t në minutën e 92-të dhe ka kënaqur shumë tifozët zikaltër jo vetëm në stadium, porn ë mbarë botën. Por nëse ka fituar në fushë, në tribuna duket se ka fituar Milan.
Kanë spikatur dy koreografi gjigante, të shpalosura nga tifozëritë përkatëse. Duke qenë se Interi ishte ekipi pritës në këtë takim, pjesa më e madhe e stadiumit iu përkiste pikërisht atyre.
“Curva Nord 69”, tifozëria e Interit, kishte menduar të paraqiste para tifozërisë kuqezi, një gjarpër të madh që simbolizon klubin e Interit dhe si ide ishte brilante, por tifozët e Milanit, duket se kishin dijeni në lidhje me atë që interistët do të shpalosnin.
Të vendosur në pjesën jugore, “Curva Sud Milano”, kishte si koreografi dy duar gjigante, që mbanin dy copat e gjarprit të Interit. “Te miku, nuk shkohet me duar bosh”, – shkruanin tifozët e Milanit, të cilët për fatin e tyre të keq, nuk e shijuan dot derbin edhe në fushë.