MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Java nis e qetë për valutat

08.10.2018 - 12:59

Java nisi e qetë dhe me luhatje minimale në kursin e këmbimit valutor. Sipas Bankës së Shqipërisë, euro pësoi një tjetër rënie ndaj lekut, megjithatë kjo rënie ishte e papërfillshme, me 0.03 lekë më pak nga mbyllja e javës së kaluar. Monedha europiane u këmbye me 125.52 lekë. Banka e Shqipërisë nuk ka shpallur ende përfundimin e programit të ndërhyrjes në kursin e këmbimit ndaj, mund të hipotizohet se frenimi i rënies  së euros ka ardhur nga riaktivizimi i këtij instrumenti.

Nga ana tjetër, dollari dhe paundi britanik fituan pikë në kursin e këmbimit ndaj lekut. Megjithatë, si në rastin e euros, luhatjet ishin mjaft modeste. Dollari u këmbye me 109.28 lekë, në rritje me 0.07 pikë krahasuar me të premten. Paundi britanik u këmbye me 142.74 lekë, 0.43 pikë më shumë që nga fundi i javës së shkuar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN