MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Forcimi i euros është frenuar

18.09.2018 - 14:43

Kursi i këmbimit u paraqit i qëndrueshëm dhe pa luhatje të mëdha ditën e martë. Euro ra sërish kundrejt lekut, por në përmasa pothuajse të papërfillshme, me 0.02 lekë krahasuar me të hënën. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha europiane u këmbye me 126.64 lekë. Krahasuar me javën e kaluar, euro nuk ka fituar më terren ndaj lekut dhe trajektorja e mbiçmimit për momentin është ndërprerë.

Luhatjet ishin modeste edhe në kursin e këmbimit me valutat e tjera. Paundi britanik qëndroi pothuajse i pandryshuar krahasuar me të hënën dhe u këmbye me 142.37 lekë. Ndërkohë, pas zhvlerësimit të djeshëm, leku rifitoi 0.28 lekë në kursin e këmbimit me dollarin amerikan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Java në kursin e këmbimit

Euro në revansh të ngadaltë

Kursi i këmbimit

Euro forcohet më tej