MENU
klinika

Deklarata

“Kaçifas”/ Reagimi nga Greqia: Do e çojmë në Bruksel

30.10.2018 - 09:56

Kryetari i grupit parlamentar të Koalicionit Demokratik të Partive të Majta në Greqi, ish-ministri Andreas Loverdos ‘kërcënon’ se do e çojnë çështjen e vrasjes së minoritarit grek, shtetasit shqiptar Konstandinos Kaçifas deri në Bruksel.

Në një reagim të publikuar sot nga mediat greke, Loverdos i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të tregojë gjakftohtësi.

Ai thotë se duhet të ndiqet rruga diplomatike dhe përmes Brukselit.

“Edi Rama të tregojë gjakftohtësi, ne të tregojmë seriozitet dhe kujdes të jashtëzakonshëm për çështjen. Të ndjekim rrugën diplomatike, ndoshta dhe përmes Brukselit. Duhet të sigurohemi se nuk do ketë pasoja tek njerëzit, tek minoritarët çdo deklarate apo qëndrim”, ka thënë Loverdos.

Konstadinons Kaçifas, shtetas shqiptar me kombësi greke u qëllua nga forcat speciale të policisë shqiptare pasi hapi zjarr ndaj tyre duke tentuar t’i vriste.

Me gjithë thirrjet e policisë, Kaçifas nuk u dorëzuar por me një automatik qëllonte vazhdimisht në drejtim të forcave të policisë deri sa u neutralizua.