MENU
klinika

Formula 3

Kampioni Mick Schumacher, më i mirë se i ati

13.10.2018 - 19:26

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, është shpallur sot kampion i Europës në Formula 3, një titull që e fitoi më herët, pasi ka ende edhe një garë deri në fund të sezonit.

Piloti 19-vjeçar i skuadrës Prema u rendit i dyti sot në garën e zhvilluar në pistën gjermane të Hockenheim, çka i garanton metamatikisht titullin kampion, pasi është shkëputur ndjeshëm nga ndjekësi më i afërt, Dan Ticktum.

Të njëjtën gjë pati bërë edhe Michael Schumacher para se të debutonte në Formula 1, duke u shpallur kampion i kësaj kategorie, por në moshën 21-vjeçare, ndërsa djali i tij e realizon dy vite më herët.

mick schumacher
mick schumacher

Ai sukses që Michael arriti asokohe tërhoqi vëmendjen e skuadrave të Formula 1 dhe më pas historia e pilotit gjerman dihet. Pas disa vitesh në kampionatet e kategorisë “go kart”, në vitet 2008-2013, Mick kaloi në Adac Formula 4, ku u shpall kampion dhe më pas kaloi në Formula 3.

Ky është viti i tij i dytë në këtë kategori, ku këtë sezon ka arritur 8 fitore dhe treguar pjekuri në pistë. Tani ai pret një ftesë nga skuadrat e Formula 1 dhe një derë për mbiemrin Schuamcher do të jetë gjithnjë e hapur, sidomos te Ferrari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Djali i legjendës Michael Schumacher

Pronari i Formula 1 i hap derën Mick Schumacher…