MENU
klinika

U-21, Eliminatoret e “Euro 2021”

Keqardhje, Shqipëria nuk reziston deri në fund…

11.10.2018 - 20:53

Shqipëria ishte shumë pranë një tjetri rezultat historik në futboll. Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi ka humbur 0-1 ndaj Spanjës, kryesueses së grupit dhe favoritit kryesor për të fituar Europianin e vitit 2021, ndeshje kualifikuese për të cilën u zhvillua.

Kuqezinjtë 21-vjecarë kanë rezistuar për 84 minuta dhe në fund janë dorëzuar në “Selman Stërmasi”, duke lënë shije të hidhur për nga mënyra se si u humb kjo ndeshje, që gjithsesi, nuk është se do vlente shumë pika e marrë, por ishte prestigj ndaj një ekipi si Spanja.

Kuqezinjtë mbyllën kështu me humbje ndeshjen e parafundit në këto kualifikuese të Europianit për U-21 që do të zhvillohet në Itali. Pas kësaj humbje Shqipëria vijon të renditet në vend të parafundit të klasifikimit, me vetëm 6 pikë në 9 ndeshje, duke lënë pas vetëm Estoninë me 1 pikë në 8 takime.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Spanjës U-21, që kishte siguruar kualifikimit dhe biletën për në Itali, renditet në vend të parë e pashqetësuar në kuotën e 24 pikëve.

Shqipëria me fat, por edhe me kontributin e madh të portierit Kastrati ka mundur të ndalë iberikët për më shumë se 80 minuta, por shtyllat dhe duart e gardianit nuk kanë mundur dot të ruajnë rrjetën deri në vërshllimën e fundit.

Kur kishin mbetur vetëm 6 minuta deri në përfundim të kohës së rregullt, Rafa Mir ka shënuar dhe ka kaluar Spanjën në avantazh.

U-21/Shqipëri-Spanjë 0-1

Mir 84’

Shqipëria U-21: Kastrati, Maloku, Toli, Tafa, Doka, Kryeziu, Bare, Laçi, Muçolli, Seferi, Vrioni.

Spanja U-21: Unai Simon, Lirola, Caricol, Nunez, Mere, Zubeldia, Soler, Fabian Ruiz, Fornals, Oyarzabal, Mayoral.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN