MENU
klinika

Shqipëria U-17

Kombëtaret e moshave, nga humbja në humbje

26.10.2018 - 16:16

Nuk ka paqe për ekipet kombëtare të moshave. Nga humbja në humbje thuajse për të gjitha grupmoshat, si për djemtë, ashtu edhe për femrat. Kombtëtarja U-17 ka humbur të dytën radhazi. Skuadra e drejtuar nga trajnerit Dzemal Mustedanagiç është mundur 1-3 nga Norvegjia në sfidën e dytë në grup.

Norvegjia ka kaluar në avantazh në limitin e pjesë së parë pas një penalltie të fituar nga nordikët. Oppegard shënon golin e dytë për Norvegjinë në minutën e 61’. Ka ardhur deri diku përgjigja e skuadrës sonë, teksa në minutën e 80’, Gjini ngushton shifrat në 1-2.

Në minutën e 77’, Tveiten për miqtë u ndëshkua me karton të kuq. Por pavarësisht se kundërshtarët luajtën për disa minuta me një lojtar më pak, janë ata që shënojnë dhe golin e tretë në fund të takimit me anë të Oppegard.

Kështu skuadra e kuqezinjve të vegjël merr humbjen e dytë në grup, duke mbetur në vendin e fundit me zero pikë. Sakaq, Çekia kryeson grupin, pasi arriti të fitonte edhe në sfidën e radhës ndaj Azerbajxhanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN