Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur me rezultatin e ngushtë, Ukrainë 1-0 Shqipëri në nisjen e turneut zyrtar eliminator, që po zhvillohet në vendin tonë, në qytetin e Durrësit, stadiumi “Niko Dovana”.
Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë duke kontrolluar më së shumti lojën dhe mbajtjen e topit por nuk kanë mundur të jenë të saktë. Në minutën e 85-të pas një kundërsulmi futbollisti ukrainas, Mudryk ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores.
Shqipëria luajti me këtë formacion: Alia, Kalaj (’74 Doda), Ismailgeci, Rama (c), Kumbulla, Karica, Lakti, Pasha (’71 Nezha), Gkertsos (’72 Koci), Muci, Isufi.
Kartonë të verdhë: Kalaj ’67, Pasha ’70
Ndeshja tjetër e grupit 8-të ku bëjmë pjesë, Norvegji-Sllovaki, e cila u luajt në orën 12:00, në stadiumin “Roza Haxhiu”, përfundoi me rezultatin 1-2.
Renditja e grupit 8:
Sllovakia 3 pikë
Ukraina 3 pikë
Shqipëria 0 pikë
Norvegji 0 pikë